Lajme

Rrahje mes katër personave në Prizren, dy prej tyre gjenden në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 26 March 2022

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Brigada 128”, në Prizren, ku të përfshirë ishin katër persona, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur ata mes vete.

Si pasojë e lëndimeve të marra njëri nga ta është dërguar për tretman mjekësor, kurse dy të dyshuar tjerë arritën që t’i iknin policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq, policia ka njoftuar se i dyshuari tjetër është arrestuar.

“Dy të dyshuar janë në arrati, ndërsa një është dërguar për tretman mjekësor dhe tjetri është shoqëruar në stacionin policor. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera