Lajme

Ministrja Haxhiu paralajmëron vizitë në Hagë, nuk dihet nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 26 March 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar vizitë te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim në Hagë.

Por, ajo nuk është e sigurt nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranojnë ta takojnë, shkruan Express.

“Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se për gjithçka nga këto takime do të informojë publikun.

Ka deklaruar se të hënën mund të ketë apo jo konfirmime të takimeve me ish-eprorët e UÇK-së.

Haxhiu ka deklaruar se me ish-presidentin Thaçi e ish-kryeparlamentari Veseli kanë probleme politike të pasluftës, derisa ka thënë se asnjëherë s’i ka kritikuar ata për kohën e luftës.

“Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur…Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”, ka thënë Haxhiu për telegrafin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera