Lajme

Mehaj takohet me Komandantin e KFOR-it, diskutuan për vazhdimin të bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 25 March 2022

Ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajári, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri kanë njoftuar se në këtë takim, ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.

Gjithashtu, u njoftua se në takimi u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të sigurisë së vendit.

-Advertisement-

“Nga ana e tij, Gjeneral Kajári shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera