Lajme

Kurti pas protestave në Veri: Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 25 March 2022

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti përmes një postimi në “Twitter” ka reaguar pas protestave që janë mbajtur sot në veri të vendit, nga qytetarët serb, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë postim, i pari ekzekutivit ka thënë se ai nuk pezullon gjyqtarë e as prokurorë.

Gjithashtu, ai ka thënë se Gjyqësori është i pavarur nga qeveria, dhe ndoshta presidenti Vuçiq largon nga puna gjyqtarët e prokurorët por kjo nuk ndodhë në Kosovë.

-Advertisement-

“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviç. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht në linjë me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

Protestat e sotme në veri erdhën pasi KGJK-ja vendosi ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq e cila mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq.

Këtë protestë e organizoi Lista Serbe, ku Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri, derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera