Lajme

Zyrtari i PDK’së: Kurtin e ka kapur paniku që po e humb besimin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 25 March 2022

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministrin Albin Kurti e ka kapur paniku që po e humb besimin e qytetarëve dhe se për ta kompensuar po krijon tensione dhe rreziqe të panevojshme me aleatët e vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka thënë se politikat e Kurtit po rrezikojnë seriozisht raportet me SHBA’të dhe BE’në.

“Duke tentuar që ta kompensojë humbjen e madhe të besimit të qytetarëve, edhe të atyre që i besuan me sy mbyllur, po krijon tensione dhe rreziqe të panevojshme me Aleatët e Republikës së Kosovës, të cilët ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e saj. Politika e tillë populiste dhe pa kokë e z. Kurtit, jo vetëm që do të krijojë frikë e panikë të panevojshme, por po rrezikon seriozisht raportet me SHBA-të dhe BE-në. Kjo politikë, me rezultatin e saj katastrofal, do të ishte dhurata më e mirë per Vuqiqin”, ka thënë Gjoshi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera