Lajme

Edhe një urim për Albin Kurtin: “Srećan rođendan, Premijeru”

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 25 March 2022

Të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, festoi ditëlindjen e 47-të, shkruan Gazeta Infokus.

E me rastin e ditëlindjes së kryeministrit, kolegët nga partia e tij u përkujdesën që këtë ditë t’ia ëmbëlsonin me një tortë.

Por, ditëlindja e Kurtit nuk u harrua as nga kabineti të cilin ai e drejton.

-Advertisement-

Kësaj radhe, zëvendësja e tij në qeveri, Emilija Rexhepi, i solli një tortë kryeministrit duke e uruar atë në gjuhën boshnjake.

Në tortë shkruhej “srećan rođendan, Premijeru”, që në shqip do të thotë “Gëzuar ditëlindjen kryeministër”.

Këtë e publikoi vetë Rexhepi në profilin e saj në “Facebook”, të cilit postim ia bashkëngjiti një shkrim në gjuhën shqipe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera