Lajme

U kapën me drogë, prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 25 March 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurve A.H., E.Gj., Q.A. dhe E.Gj., të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas prokurorisë të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit me datë 23.03.2022 dhe gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gr. substancë narkotike (marihuanë), 1 gr. substancë narkotike (kokainë), dy (2) peshore digjitale, katër (4) telefona celularë dhe 670 euro.

“Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar me urdhër të prokurorit më 23.03.2022, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimin me Narkotikë, derisa gjatë bastisjes dhe kontrollimit të objekteve të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gr. substancë narkotike (marihuanë), 1 gr. substancë narkotike (kokainë), dy (2) peshore digjitale, katër (4) telefona celularë dhe 670 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera