Kryeministri Kurti flet për zgjedhjet në FFK: Komisionet le ta vendosin legjitimitetin e procesit
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 25 March 2022
Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth zhvillimeve të FFK-së dhe për procesin e zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni.
Kurti tha se komisionet përkatëse duhet ta vendosin legjitimitetin e kësaj ecurie.
“Unë besoj që komisionet përkatëse le ta vendosin legjitimitetin e procesit, por në shoqërinë tonë, më së shumti më dhemb kur krijohen këto grupacionet, që kritikën e shndërrojnë në kundërshtim, kurse kundërshtimin në armiqësi dhe e gjithë kjo në llogari të tërësisë”.
Shefi i Qeverisë tha se synimi i tij është që kritikat e tij mos të shndërrohen në armiqësi.
“Synimi im si kryeministër dhe kryetar i subjektit më të madh politik në Kosovë, është që kritikat tona mos t’i shndërrojmë në armiqësi dhe në anën tjetër të dëshmojmë që është e mundshme edhe të ruhet uniteti dhe të zhvillohet kritika. Sepse, kur po na duhet të zgjedhim midis kritikës dhe unitetit, aty përparim nuk ka”, shtoi kreu i VV-së në KTV.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pranuar të martën se një organ i UEFA-s kishte marrë një vendim për dënimin e tij.
Pasi të martën FFK-ja mori letër nga UEFA, ku sqarohet se Agim Ademi tani nuk është i dënuar nga Konfederata Evropiane e Futbollit, i pari i futbollit kosovar pranoi se një vendim i UEFA-s është marrë për të.
Për kohë të gjatë Agim Ademi kishte mohuar që UEFA e ka dënuar atë. Madje të dielën në RTK kishte thënë se nuk ka letër të UEFA-s për dënimin e tij dhe nëse dikush e posedon atë, atëherë le ta bëjë publike. Menjëherë grupi opozitar i udhëheqjes aktuale të FFK-së nxori letrën për publik, ndërsa Agim Ademi tha më pas se ai vendim nuk ka hyrë në fuqi. Të martën megjithatë u konfirmua se vendimi ishte i plotfuqishëm dhe se ai ishte anuluar ndërkohë.
Më 20 gusht të vitit 2020, një organ i UEFA e kishte dënuar Ademin me largim nga futbolli deri më 31 dhjetor 2022, pasi ai u dënua me burg në Kosovë. Në kohën kur Ademi pritej të vuante dënimin, rasti i tij u kthye në rigjykim dhe kështu edhe UEFA e pezulloi vendimin dhe më pas e anuloi tërësisht.
Më 16 mars, Paparaci kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Agim Ademit, si i dyshuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
I njëjti ishte liruar nga Prokuroria e Shtetit, ditën e nesërme.
Ademi është kandidati i vetëm në zgjedhjet e FFK-së.
Kjo pasi Komitetit Ekzekutiv i FFK-së, i konstatoi si jo-valide nënshkrimet e mbledhura prej Gramoz Vokrrit, për hedhjen e kandidaturës për kryetar.
Vokrri ka pretenduar se Agim Ademi qëndron prapa vendimit të Komitetit Ekzekutiv për eliminimin e tij nga gara për kryetar të FFK-së.
Zgjedhjet për kryetar të FFK-së ishin caktuar të mbahen më 6 prill të këtij viti, ku kandidat për të marrë postin e kreut të shtëpisë së futbollit kosovar ishte Gramoz Vokrri dhe Agim Ademi, ndërsa tani pas vendimit të KE në garë do të mbetet vetëm Agim Ademi. /Paparaci.com
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...