Dorëzohet Beogradi: Caktohen katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 24 March 2022
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga Kosova, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit, mund të votojnë në qendrat e votimit në katër komuna të Serbisë – Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.
Ky vendim është marrë për shkak se autoritetet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.
Sipas gazetës serbe “Danas”, disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) kishin vërejtje ndaj këtij vendimi, duke thënë se me këtë shkelen ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë.
Ata potencuan edhe çështjen se kush do të organizojë transportin deri në qendrat e votimit dhe kush do ta paguajë atë transport, si dhe kush do të garantojë sigurinë e tyre.
Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq, tha se KRZ nuk është organ që përcakton nëse “është shkelur Kushtetuta (e Serbisë) apo korniza ligjore”, duke thënë se ky organ vepron në përputhje me kompetencat e tij.
“Është në dorën tonë që të krijojmë një kornizë ligjore në të cilën do të mbahen zgjedhjet për të gjithë votuesit nga zona e Kosovës”, tha ai.
Ai po ashtu tha se mënyra se si do të organizohet transporti i votuesve nuk është në kompetencë të KQZ-së dhe as nuk mund ta konsiderojë këtë.
Dimitrijeviq ka thënë se vendimi është rruga e vetme e mundshme ligjore me të cilën votuesit nga Kosova mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, pra të votojnë më 3 prill.
Kryeministri Albin Kurti, të hënën gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike, ka thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.
Sipas tij, Kosova nuk dëshiron t’ia pamundësojë të drejtën e votës qytetarëve serbë që kanë dyshtetësi, por thekson se në të njëjtën kohë nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit.
Vendet e QUINT-it kanë reaguar idhur me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.
Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
Më 22 mars në Beograd, presidenti serb, Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës, me të cilët bisedoi për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.
Më 3 prill, Serbia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare dhe serbët e Kosovës, sipas Vuçiq, do të votojnë në komunat në Serbinë Qendrore.
Të tjera
-
Analiza: Frika e NATO-s nga kthimi i Trump dhe shpresat tek Harris
Përvojat e pakëndshme nga mandati i parë i Trumpit janë ende të pranishme në ...
-
Rrusta e PSD-së: BigBrother mendoi me i dhanë kënaqësi publikut me dhụnë, por ky show ankthi e ajo hapësirë abụzive duhet të mbyllet sot
Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Teutë Rrusta ka reaguar për hyrjen...
-
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale – nga 913 milionë u shpenzuan veç 325 për nëntë muaj
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kriti...
-
Kurti sot e pret në takim Xavier Bettel
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do ta pret në takim zë...
-
Posta lëshon në qarkullim ciklin e pullave postare “Antropomorfet”
Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen gjashtë persona
Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën D...
-
Masa të rrepta për zgjedhjet në SHBA/ Pas tensioneve në 2020, dronë dhe snajperë në gatishmëri për të mbrojtur numëruesit e votave në Arizona
Gardh i trashë hekuri i zi, detektorë metalikë dhe roje të armatosura të sigu...
-
Dy vjet nga largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës
Përfaqësuesit e Listës serbe në të gjitha institucionet e Kosovës vendosën më...
-
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi ndikimet klimatike tek fëmijët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot merr pjesë në lansimin e një raporti t...
-
Gripi i shpendëve po përhapet në rajon, sa është e rrezikuar Kosova?
Më 2 nëntor një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshati...
-
Amerika po zgjedh sot një president të ri: Ja kur duhet të dihen rezultatet e para
Sot në SHBA mbahen zgjedhjet presidenciale dhe amerikanët do të zgjedhin mes ...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...