Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga Kurti e Osmani 200 euro më shumë për policët

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 23 March 2022

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e shqetësuar me informatën se Ligji mbi Pagat kthehet në pikën zero pa dhënë ndonjë arsye.

Në njoftim thuhet se kjo sindikatë do të ftoj në takim urgjent Këshillin Drejtues të Sindikatës për hapa tjerë sindikal, gjithashtu ata kërkojnë takim urgjent edhe me Presidenten Osmani e Kryeministrin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Për momentin e krijuar,deri në hartimin,projektimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon që të gjithë pjestarëve të Policisë pa dalim t’ju shtohet në pagë shumë nga dyqind (200) euro. Kjo kërkesë është shumë modeste në krahasim me pagën që merr polici dhe rritjen enorme të çmimeve në vend. Mbesim me shpresë se Presidentja dhe Kryeministri do të marrin parasysh kërkesën tonë mediatike për takim!”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera