Propozohet modeli i ri i lejes së lehonisë, babai të ketë drejtë një muaj pushim me pagesë
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 23 March 2022
Me ligjin e ri të punës po rekomandohet që gjashtë muajt e parë pas lindjes, të konsiderohen si leje e lehonisë për nënën.
Në të tri periudhat e propozuara të lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, organizatat joqeveritare kërkojnë që një muaj lirim nga puna të jetë edhe për baballarët dhe këto ditë mos të kenë mundësinë të transferohen për nënën.
Në modelin e propozuar sot, u tha se gjashtë muajt e parë të lehonisë të paguhen nga shteti, tre nga punëdhënësi dhe tre të tjerë të jenë pa pagesë.
Në diskutimin mbi Ligjin e Punës-dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit të organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe Iniciativa për Stabilitet u theksua se gratë janë të diskriminuara në tregun e punës edhe në rastin kur intervistohen.
Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se ligji aktual i punës lejon që punëdhënësit të diskriminojnë gratë.
Në bashkëpunim edhe me organizatat tjera, ajo ka prezantuar rekomandimet për modelin e lejes së lehonisë.
“Ajo që ne rekomandojmë si forum bashkë me FES dhe IKS është që në gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohet si leje e lehonisë për nënën. Në periudhën e parë të lehonisë, babai të ketë të drejtën të gëzojë një muaj të pushimit të lejes së atësisë e paguar, që mund të merret para apo pas lindjes së fëmijës. Përveç kësaj, gjashtë muajt në vijim duhet të konsiderohen si leje prindërore për të inkurajuar marrjen e barabartë të lejes nga të dy prindërit. Në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian mbi balancën punë-jetë, një muaj duhet të merret nga babai edhe është i pa transferuar, nuk mund të transferohet te nëna. Gjatë tre muajve të fundit, janë paraparë pa pagesë, të paktën një nga tre muajt duhet të merren nga babai edhe nuk mund t’i transferohen nënës”.
Tërshani shtoi se leja e lehonisë dhe ajo prindërore duhet të trajtohen me Ligjin e Punës.
Për këtë është pajtuar edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, e cila tha se gjithçka që lidhet me punën duhet të trajtohet me këtë ligj.
“Ne kemi qenë edhe si deputete shumë të zëshëm kundër asaj tendence që të bëhet ndarja e pushimit të lehonisë, kinse me një ligj të veçantë, sepse kjo është jo vetëm e pakuptueshme e palogjikshme. E dimë se krejt çfarë ndërlidhet me punën duhet të rregullohet me Ligjin e Punës dhe pastaj mund të ketë legjislacion sekondar. Por, patjetër që kjo nuk mund të përjashtohet nga Ligji i Punës. Balancimi i jetës dhe punës duhet patjetër të bëhet”.
Në diskutimin mbi Ligjin e Punës – dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit, Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert tha se me ligjin aktual, kanë vërejtur diskriminim të madh të grave në tregun e punës.
“Janë vërejtur probleme të shumta, mos respektim edhe i nenit, ashtu siç është në ligjin ekzistues. Ka pasur përpjekje në vazhdimësi prej qeverive të ndryshme që të ndryshohet dhe të mundësohet një qasje më të mirë dhe më të drejtë, më të barabartë të gruas në tregun e punës. Mirëpo, rrethanat, situata politike edhe gjitha zhvillimet kanë sjellë në një status-quo të kësaj çështjeje”.
Ndërsa Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave tha se një nga barrierat pse gratë janë jashtë tregut të punës është Ligji i Punës.
“Këto dispozita kërkojmë vëmendje të lartë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sepse kemi të bëjmë me gjysmën e popullsisë, ku pa zhvillimin e të cilës nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shumë gra u diskriminuan duke u paragjykuar që nga intervistat për punë, duke u pyetur për planifikimin e tyre familjar. E atyre që ishin të punësuara ju ndërpret kontratat e punës. Versioni aktual ka krijuar stimuj që kanë diskriminuar gratë në sektorin privat pa e anashkaluar në disa raste edhe në sektorin publik…Draftimi i ligjit ende ka zbrazëtira në këto dispozita dhe ne bëjmë thirrje që kjo të ndryshohet para se të kalohet në Kuvendin e Kosovës për diskutim dhe miratim”.
Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Klit Shala u zotua se janë duke punuar me prioritet për hartimin e këtij ligji.
“Rishtazi është themeluar grupi punues dhe pritet që në kuadër të afateve ligjore të përcillet edhe për konsultim publik projektligji i cili do të draftohet nga grupi punues. Sigurisht direktiva e prezantuar këtu do të merret parasysh dhe përkon me planin kombëtar të zbatimit të MSA-së. Direktiva e balancës jetë-punë, përveç pushimeve-lejeve, parasheh edhe modalitetet fleksibile të punës. Një risi e re e kësaj direktive është që parasheh lejen edhe për personat që kanë kujdestari për ndonjë person, por edhe për persona që janë në kujdestari për personat me aftësi të kufizuara. Edhe kjo do të merret parasysh në momentin e transfuzimit të kësaj direktive”.
Bazuar në Ligjin e Punës, aktualisht nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre pa pagesë.
Gjashtë muajt e parë me pagesë nga punëdhënësi me kompensim prej 70 për qind të pagës bazë sipas kontratës.
Tre muaj të tjerë me mbulueshmëri nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej 50 për qind të pagës mesatare dhe po ashtu mundësinë e shfrytëzimit tre muaj pa pagesë/KP.
Të tjera
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...