Albin Kurti ka disa ide për Serbinë, për zgjedhjet e 3 prillit
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 23 March 2022
Marrëveshje që serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit nuk ka, por Kryeministri Kurti ka disa ide se si serbët në Kosovë dhe përgjithësisht diaspora e Serbisë, do të mund të votonin, shkruan Gazeta Express.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se nuk ka vendim të Qeverisë së tij që të ndalohen zgjedhjet nacionale të Serbisë, më 3 prill. Thjesht, sipas tij, nuk ka marrëveshje për këtë cështje.
Mirëpo, Kurti ka disa propozime për Serbinë, që shtetasit e saj jashtë vendit të mund të votojnë. Për serbët e Kosovës, të cilët kanë nënshtetësi të Serbisë, Kurti thotë se do të mund ta kishin adresë zyrët në qendër të Prishtinës, të cilat janë të dedikuara si zyrë ndërlidhëse.
“Unë bëj thirrje që ato tri zyrat e zbrazëta, që janë në ndërtesën e Bashkimit Evropian, fare pranë këtij vendi ku po zhvillohet konferenca jonë për medie, të funksionalizohen, të operacionalizohet me zyrtarët nga Beogradi dhe në këtë mënyrë do të paraqiste një adresë të mirë për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë nënshtetësi e Republikës së Serbisë”, ka thënë Kurti në konferencën e sotme për media, në ndërtesën e Qeverisë.
Ai thotë se autoritetet serbe do të duhet ta lejojnë votimin me postë sepse “fundja, edhe ata kanë një diasporë të madhe”.
“Ne kemi thënë që është e mundshme të bëhet edhe votimi me postë. Na janë kundërvënë, duke thënë se në Serbi nuk lejohet një gjë e tillë. Unë besoj se edhe Komisioni Qendror Zgjedhor në Serbi, edhe ligji atje – përkatësisht Kuvendi, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë që t’ua bëjnë të mundshme serbëve, që të votojnë me postë”, thotë Kryeministri kosovar, transmeton Express.
Të tjera
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...