Lajme

Reagon Moska: Dërgimi i paqeruajtësve të NATO-s në Ukrainë do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 23 March 2022

Sot janë bërë 28 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

Kremlini ka thënë se dërgimi i paqeruajtësve të NATO-s në Ukrainë do të ishte i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të mërkurën tha se çdo kontakt mes ushtrisë ruse dhe asaj të NATO-s mund të çojë në pasoja që janë vështirë për tu riparuar.

-Advertisement-

“Çdo kontakt i mundshëm midis ushtrisë sonë dhe ushtrisë së NATO-s mund të çojë në pasoja mjaft të kuptueshme që janë të vështira për t’u riparuar”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera