Vuçiq: Prishtina kërkon të na fusë në konflikt duke na quajtur shërbëtorë rusë
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 23 March 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron që të shkaktojë trazira për ta destabilizuar rajonin.
“Është e jona që të mos biem në grackë dhe qëllimi i Albin Kurtit është të shkaktojë trazira dhe destabilitet në rajon. Më e lehtë do të ishte të pranonim të gjitha kushtet e tyre, por çfarë do të bëjmë më 4 prill, një ditë pas zgjedhjeve?”, tha Vuçiq në televizionin serb “Pink”.
Ky deklarim i Vuçiqit vjen një ditë pasi u zmbraps nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 3 prillit edhe në Kosovë, me kushtet e vendosura nga Kosova.
Ai deklaroi se për lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, Prishtina ka kërkuar nga Serbia që de facto ta njohë pavarësinë e Kosovës çka për ta nuk është e pranueshme, derisa ka treguar se për serbët e Kosovës do të ketë vendvotime të veçanta në komunat fqinje në Serbinë qendrore.
I pari i Serbisë, në këtë intervistë, ka paralajmëruar se bota do ta shohë një konflikt edhe më të madh dhe më të ashpër në fund të vitit se ai që po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Madje, presidenti serb thotë se parashikoi dhe paralajmëroi liderë të shumtë botërorë për atë që po ndodh tash në Ukrainë.
“Më pëlqen të udhëhiqem nga faktet, e quaj logjika e përcaktorëve të hekurt. Siç e parashikova konfliktin në Ukrainë, besoj se deri në fund të vitit do të ketë një konflikt më të madh. Do të doja të isha gabim”.
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...