Lajme

Ushtari rus i dorëzon tankun ukrainasve, do te merr nënshtetësinë dhe 10 mijë dollarë shpërblim?

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 22 March 2022

Shërbimet speciale ukrainase po identifikojnë numrat e telefonit celular që përdorin ushtarët rusë, ndërsa ndodhen në territorin e atij vendi.

Këtyre numrave u dërgohen vazhdimisht SMS me udhëzime se si të dorëzohen dhe si ti dorëzojnë pajisjet luftarake.

Tani mediat ukrainase po ndajnë me të madhe historinë e treguar nga kreu i Institutit të Ukrainës për të Ardhmen, Viktor Andrusiv, se një nga luftëtarët e Federatës Ruse e shfruytëzoi këtë “ofertë”.

-Advertisement-

“Para disa ditësh Misha na ka telefonuar, informacionin që i kemi marrë nga ai ia kemi kaluar Drejtorisë kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, nga ku është përcaktuar vendi ku do të lëvizte. Ai ka vozitur. Nga droni janë siguruar se ai ishte vetëm dhe jo duke organizuarpritë”, ka shkruar Andrusiv.

Më tej ai pretendon se ushtari rus kishte mbetur i vetëm nga i gjithë ekuipazhi i tankut, pasi gjithë ushtarët tjerë ishin arratisur.

“Ai e pa se nuk kishte kurrfarë kuptimi që të luftonte. Ai nuk mund të kthehej në shtëpi, sepse komandanti e kishte kërcënuar me pushkatim”, shpjegoi Andrusiv.

Sipas tij, Misha tani ka “kushte shumë komode” me TV, telefon dhe kuzhinë. Ai gjithashtu do të marrë 10 mijë dollarë dhe do ti ofrohet mundësia për të aplikuar për nënshtetësinë ukrainase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera