Pësoi infarkt, reagon për herë të parë Sokol Balla
Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 22 March 2022
Gazetari Sokol Balla thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ky reagim i tij vjen pas lajmeve të shpërndara mbrëmjen e sotme nga disa media online, të cilat shkruanin se po këtë mbrëmje Balla ishte dërguar në spital si pasojë e një ataku kardiak.
“Jam shumë mirë”, ka thënë gazetari kur është pyetur nga newsbomb.al. Balla tregon se mbrëmjen e djeshme ka pasur probleme shëndetësore dhe falë ndihmës së shpejt që ka marrë nga mjekët, ia ka dalë dhe ndodhet në shtëpi.
Sokol Balla është një gazetar me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve në Top Channel, po ashtu kishte dhe emisionin e tij “Top Story”.
Më pas rrugëtimi i tij ka vazhduar në disa media të tjera.
Tre javë më parë, përmes një shënimi në Twitter gazetari njoftoi rikthimin në kompaninë e madhe mediatike. “Sot në 1 mars 2022, futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti”, shkruante Sokol Balla, teksa ndodhej në ambientet e Top Channel.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...