Lajme

Zv.ministrat e MPJD-së takohen me një delegacion amerikan

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 22 March 2022

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministrja e MPJD-së ,Liza Gashi, pritën sot në një takim delegacionin amerikan të drejtuar nga Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, në kuadër të Departamentit të Shtetit.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se në takim u diskutua për raportet bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe situatën e sigurisë në rajon, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

“Zëvendësministrat theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndër të tjera edhe në dimensionin e sigurisë. Hapja e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut dhe përafrimi sa më i shpejtë më NATO-në, janë hapa të domosdoshëm jo vetëm për sigurinë e Republikës së Kosovës, por edhe të rajonit dhe Evropës”.

-Advertisement-

“McDowell falendëroi Republikën e Kosovës për strehimin e refugjatëve afgan dhe shprehi vlerësimin e lartë për rreshtimin e menjëhershëm të Kosovës me vendet demokratike, kundër agresionit ushtarak dhe invazionit të Federatës Ruse mbi Ukrainën”.

“Të dyja palët shprehën vullnet për intensifikim të mëtutjeshëm të kontakteve, në shërbim të mirëmbajtjes dhe përparimit të raporteve të shkëlqyeshme në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera