Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK’së, Bordi e kthen procesin në pikën zero
Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 22 March 2022
Në mbledhjen e mbajtur sot, anëtarët e Bordit te RTK-se kanë votuar kundër secilit kandidat për pozitën e Drejtorit te RTK-së, ka njoftuar bordi i televizionit publik.
Sipas tyre, një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të mungesës së bazës së qartë ligjore qe do te garantonte përfundimin e procesit. “Rrjedhimisht, për të evituar shkeljet ligjore, Bordi i RTK-së njofton se e ka përmbyllur procesin e konkursit duke mos e votuar asnjë kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, duke mos paragjykuar profesionalizmin dhe vizionin e disa kandidateve për zhvillimin e RTK-së”.
Kujtojë se për procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të RTK-së në ditët e fundit ka patur presion dhe sulme me deklarata publike ndaj bordit të televizionit publik, nga ana e pushtetit dhe mediave të afërta me Qeverinë.
Komunikata e plotë:
Në mungesë të bazës së qartë ligjore, Bordi i RTK-së e rikthen në pikën zero procesin e rizgjedhjes së drejtorit të RTK-së
Në mbledhjen e mbajtur me datë 22 Mars 2022, anëtarët e Bordit te RTK-se kanë votuar kundër secilit kandidat për pozitën e Drejtorit te RTK-së.
Një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të mungesës së bazës së qartë ligjore qe do te garantonte përfundimin e procesit. Rrjedhimisht, për të evituar shkeljet ligjore, Bordi i RTK-së e ka përmbyllur procesin e konkursit duke mos e votuar asnjë kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, duke mos paragjykuar profesionalizmin dhe vizionin e disa kandidateve për zhvillimin e RTK-se.
Bordi i RTK-se sqaron opinionin publik se historikisht gjatë procedurave për konkurse publike, RTK i është referuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik. I njëjti Udhëzim Administrativ është përdorur edhe në konkurset për drejtorët paraprakë të RTK-së. Në të njëjtën kohë, zyra ligjore e RTK-së i ka rekomanduar bordit se i njëjti proces mund të ndiqet edhe tani, pasi RTK-ja nuk ka dokument tjetër ligjor që mund ta përdorë për procedurën e konkursit për drejtor të përgjithshëm.
Gjatë zhvillimit të procedurës së konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, bordi ka vërejtur që zbatimi i këtij udhëzimi në këtë proces është problematik sepse parasheh procedurë të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm, në shpërpushje me Ligjin për RTK-në.
Udhëzimi përcakton se vetëm tre (3) anëtarë mund të jenë në komisionin vlerësues dhe vlerësimin final ia dërgojnë bordit për aprovim, ndërkaq Ligji për RTK-në e thotë qartë se Drejtori i RTK-së duhet të emërohet me 2/3 të votave të anëtarëve të bordit dhe përcakton qartë se anëtarët e bordit nuk duhet të ndikohen nga asnjë palë në vendimin e tyre, pra as nga një komision i tillë prej tre anëtarëve. Megjithatë, duke zbatuar dhe respektuar Ligjin për RTK-në, bordi ka vendosur që të gjithë anëtarët të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit. Një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Por, duke shikuar këtë praktikë, bordi ka hasur edhe në anomali tjera ligjore përgjatë procesit.
Në proceset e njëjta të bordeve të kaluara, të gjithë anëtarët kanë qenë në komisionin vlerësues, dhe po të njëjtit anëtarë kanë qenë edhe në komisionin për shqyrtimin e ankesave. Duke mos pasur asnjë rrugëdalje tjetër ligjore, kjo për bordin aktual është e papranueshme, sepse është shkelje ligjore që i njëjti komision të vlerësojë kandidatët dhe i njëjti të shqyrtojë ankesat eventuale të tyre. Prandaj, Bordi konsideron se kjo praktikë ka qenë dhe është në mospërputhje me Ligjin për RTK-në dhe Udhëzimin Administrativ të lartcekur.
Për më tepër, pothuajse në të gjithë hapat, Udhëzimi Administrativ është në kundërshtim me Ligjin për RTK-në dhe është e pamundur të zbatohen të dy këto dokumente në këtë konkurs në mënyrë të rregullt. E për Bordin e RTK-së është prioritare të respektohet Ligji i RTK-së, pavarësisht mangësive të shumta që i ka.
Duke pasur si qëllim bazë kthimin e ligjshmërisë në RTK dhe respektimin e legjislacionit aktual, Bordi konsideron se nuk ka bazë të duhur ligjore e cila do të siguronte zgjedhjen e drejtorit në mënyrë të rregullt dhe pa çështje të kontestuara ligjore. Rrjedhimisht, Bordi në asnjë rrethanë nuk mund të zgjedh drejtorin e RTK-së duke mos respektuar procedurat ligjore ose duke mos i sqaruar ato në tërësi duke shmangur çdo paqartësi dhe duke siguruar transparencë dhe ligjshmëri të plotë.
Si përfundim i këtij procesi, Bordi nuk ka emëruar asnjërin nga pesë kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, pasi një emërim i tillë nuk siguronte qartësi të plotë procedurale dhe ligjore.
Bordi menjëherë do të kërkojë nga menaxhmenti krijimin e një grupi punues për krijimin e një rregulloreje të veçantë, e cila do të jetë në përputhje të plotë me Ligjin për RTK-në dhe brenda një afati kohor sa më racional do ta rishpallë konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së. Drafti i kësaj rregulloreje do të diskutohet edhe me shoqërinë civile dhe me sindikatat e RTK-së.
Deri në rishpalljen e konkursit dhe emërimin e drejtorit të ri, z. Shkumbin Ahmetxhekaj e ka besimin e plotë të bordit që të vazhdojë ushtrimin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Të tjera
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
Gala e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së
Gala e Festës së Mesjvjeshtës e CMG-së filloi transmetim në orën 20:00 ( sipa...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...