Rusia e lavdëron Serbinë që s’i vendosi sanksione, BE s’e ndëshkon
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 22 March 2022
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk do të vendosë sanksione kundër Serbisë dhe as nuk e ka në plan ta bëjë këtë. Mirëpo, ai tha se në vend të kësaj ka bisedime mes Brukselit dhe Beogradit për këtë çështje.
“Nuk ka sanksione të BE-së kundër Serbisë dhe nuk ka plane për ndonjë sanksion kundër Serbisë. Sanksionet e BE-së në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës synojnë dy vende, që janë padyshim përgjegjëse për këtë, përkatësisht Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe një numër individësh dhe kompanish nga këto vende. Aktualisht jemi në kontakt me autoritetet serbe për të sqaruar të gjitha shqetësimet e tyre lidhur me zbatimin dhe pasojat e sanksioneve”, ka thënë Stano në një konferencë për media.
Ai tha se shpreson se Serbia, si një vend kandidat për t’iu bashkuar Unionit, duhet të përafrohet me qëndrimet e BE-së meqë në rastin e sanksionimit të Rusisë është “çështje morale”, shkruan Gazeta Express.
“Ne presim dhe shpresojmë që Serbia gradualisht të zbatojë të gjitha vendimet. Këtu nuk bëhet fjalë për interesa ekonomike, as nuk është çështje zgjedhjesh, kjo ka të bëjë me parimet morale. Sanksionet e BE-janë vendosur për të parandaluar Putinin nga financimi i agresionit kundër një vendi të pavarur dhe sovran dhe popullit të tij. Kjo është ajo që ne po përpiqemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor dhe të gjithë botës”, tha Stano.
Nga ana tjetër, Stano lavdëroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përputhje të 100 përqind të qëndrimeve me BE-në kundër Rusisë.
Ndërkohë, Rusia i ka dhënë lëvdata Serbisë që s’iu bashkua vendeve të Perëndimit për të sanksionuar vendin me të cilin ka “interesa kombëtare”.
Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Yuri Philipson, për më tepër i qau hallin Serbisë që gjendet në një pozitë të vështirë për t’i rezistuar presioneve. Megjithatë, ai e konsideroi të guximshëm vendimin e Serbisë.
“Moska vlerëson shumë pozicionin e vendosur të partnerëve serbë në çështjet ndërkombëtare dhe se sa e vështirë është t’i rezistosh sulmit të huaj e arrogant që synon të detyrojë Beogradin të heqë dorë nga marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet me interesa kombëtare”.
Phillipson për Vecernje Novosti tha se kjo është një detyrë e vështirë, por “e realizueshme” për Serbinë.
Kur ai u pyet se si e vlerësojnë qëndrimin e Serbisë, e cila e njeh integritetin territorial të Ukrainës, tha se “qëndrimi vendimtar i partnerëve serbë kërkon guxim të konsiderueshëm në çështjet e fushatës masive rusofobike të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nën pretekstin e ngjarjeve në Ukrainë”.
Të tjera
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
Gala e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së
Gala e Festës së Mesjvjeshtës e CMG-së filloi transmetim në orën 20:00 ( sipa...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...