BE nuk e harron Serbinë, i parashtron kërkesë për sanksionet ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 22 March 2022
Bashkimi Evropian ka vlerësuar faktin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si vende kandidate për anëtarësim në BE, kanë harmonizuar 100% qëndrimet dhe sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa thotë se ende pret Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë. Në fakt, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, e kanë harmonizuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë me Bashkimin Evropian.
Në të vërtetë, Serbia ka qenë vendi i vetëm në Evropë që madje me marshe ka mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainë, ndërsa vet kryeparlamentari i saj, Ivica Daçiq kishte pranuar se nuk do të vënin sanksione pasi kështu prekeshin interesat e Serbisë.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, në një konferencë për media deklaroi se nuk ka një afat përfundimtar që mund të ketë Serbia për të vënë sanksione ndaj Rusisë, pasi paraprakisht ishte raportuar se pas zgjedhjeve shteti fqinj mund të harmonizonte sanksionet ndaj Putinit.
Stano tha se zakonisht kur BE-ja miraton sanksione ose masa kufizuese, vendet tjera ftohen të rreshtohen njëjtë brenda një periudhe të caktuar. Sipas tij, kjo është zakonisht një periudhë prej disa ditësh, disa javësh, në varësi të rrethanave.
“Maqedonia e Veriut, Shqipëria, bëjnë harmonizim 100% me të gjitha vendimet e fundit, gjë që vlerësohet absolutisht nga Bashkimi Evropian, Serbia deri tani ka vendosur të mos përafrohet me të gjitha deklaratat, qëndrimet dhe vendimet. Ne presim, natyrisht, që Serbia si vend kandidat të përafrohet me vendimet dhe qëndrimet e Evropës në aspektin e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, dhe keni vënë re gjatë javëve të fundit se Serbia, në fund vendosi të rreshtohet me disa veprime që kthehen prapa, gjithashtu veprime dhe vendime që kthehen në 2014/2015 në lidhje me Krimenë për shembull, kështu që shpresojmë, presim që Serbia do të harmonizohet gradualisht dhe në mënyrë progresive me këto vendime, sepse kjo nuk është çështje interesi ekonomik, nuk është çështje zgjedhjeje. Kjo është një çështje e një qëndrimi moral. Sanksionet e BE-së janë për të parandaluar Putinin nga financimi i agresionit të tij të vazhdueshëm kundër një shteti të pavarur, sovran dhe popullit të tij. Dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë për sanksionet, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën”, tha Stano.
Rusët po shfrytëzojnë një boshllëk të njohur si “dera e pasme serbe”, për të ikur në Evropë dhe për të anashkaluar një ndalim në mbarë BE-në për fluturimet drejt dhe nga Rusia. Vetëm pak javë më parë, Air Serbia, e cila është kryesisht në pronësi të shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd pasi BE-ja ndaloi avionët dhe linjat ajrore ruse.
Gjithashtu, përfaqësuesit e Serbisë kanë shmangur deklarimin e përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës duke mos bërë të njohur votën e saj.
Të tjera
-
Murati: 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë, nga skema e asistencës sociale
Ka filluar pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, kështu e ka ...
-
Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, ka shkelje ligjore
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhje së Kyresisë s...
-
Dënohet me burgim avokati që e kërcënọi Vehbi Kajtazin
Avokati Driton Dobruna është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kanosjen ...
-
Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë
Që nga ky muaj (nëntor) vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfe...
-
Abdixhiku: Mësuesit kosovarë ndjehen të nëpërkëmbur si pasojë e kësaj qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qever...
-
Raportohet se është dorëzuar vullnetarisht Granit Elshani, i dënuar për vrạsjen në ‘City Club’ në Pejë
I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, ës...
-
Vetëvendosje: Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një infografikë me të dhëna të agjencinë q...
-
Dyshohet se vodhi telefonë, llaptopë e ipadë në një dyqan të telefonave, arrestohet
Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në nj...
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...
-
Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji...
-
Bora mbulon disa pjesë të Arabisë Saudite
Disa pjesë të Arabisë Saudite po përballen me të ftohtin pasi shirat e dendur...
-
41 aksidente për 24-orë, mbi 1 mijë e 800 gjoba
41 aksidente trafiku janë evidentuar gjatë 24-orëve. 14 nga to janë me të ...