Vdes vajza 17 muajshe pasi sulmohet nga qeni i shtëpisë
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 22 March 2022
Sulmi ndodhi në shtëpinë e familjes në zonën Blackbrook të Shën Helens
Një vajzë 17-muajshe ka vdekur pasi është sulmuar nga një qen në shtëpinë e saj.
Sulmi ndodhi në shtëpinë e familjes në Bidston Avenue në zonën Blackbrook të St Helens në Angli.
Bella-Rae Birch ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit rreth orës 15:50 të hënën, ka konfirmuar Policia e Merseyside.
Oficerët thanë se familja e saj “absolutisht e shkatërruar” e kishte blerë qenin vetëm një javë më parë.
Policia do të kryejë teste mbi kafshën, e cila u vra nga oficerët, për të parë nëse ishte një racë e paligjshme, si dhe do përpiqet të identifikojë pronarët e saj të mëparshëm.
Një fqinje e cila nuk donte të emërohej shpjegoi rastin duke i quajtur prindërit e fëmijës “histerikë”.
“Mamaja ishte në fushë në pjesën e përparme të shtëpisë duke qarë. Ajo ishte histerike”, është shprehur ajo.
“Zakonisht është shumë e qetë këtu dhe e sigurt për fëmijët, por kur dëgjon se diçka e tillë ka ndodhur është shumë shqetësuese”.
“Ne u larguam nga shkolla dhe dëgjuam britma. Unë vrapova duke u përpjekur të ndihmoja dhe fillova dhënien e ndihmës së shpejtë derisa mjekët morën kontrollin”, vazhdoi tutje.
“Nuk e pashë qenin, po fokusohesha vetëm për të ndihmuar fëmijën”.
Homazhet me lule janë lënë jashtë shtëpisë së familjes
Ndërkaq, Joanne Matthews tha se pa një ambulancë jashtë shtëpisë dhe më pas mbërritën rreth 10 automjete policie.“I pashë që nxorën qenin jashtë. Nuk mund të dalloja se çfarë race ishte, por nga mbrapa dukej si një bull terrier Staffordshire ose pitbull”, tha ajo.
53 vjeçarja Matthews, tha se vogëlushja ishte “një vajzë e vogël e bukur”.“Unë do ta shihja familjen në rastësi, vetëm për të përshëndetur, dhe ata ishin gjithmonë shumë të këndshëm”, tha ajo. /Albanianpost.com
Të tjera
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...