Memli Krasniqi: Një vit paaftësi e Qeverisë Kurti, në dëm të shtetit dhe qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 22 March 2022
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të paaftë, jokompetente dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës qeverisjen njëvjeçare të Albin Kurtit.
“Ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë performanca e dobët në realizimin e objektivave të saj. Karakteristika themelore e kësaj qeverie të paaftë, është kostoja që ajo ka prodhuar për qytetarët e Kosovës”.
Lideri opozitar ka thënë se këto janë konstatime të bazuara në të dhëna reale, në kohë reale dhe në pasoja reale që, sipas tij, kanë shënuar fotografinë e qeverisjes nga marsi i 2021-ës deri në mars të 2022-ës.
“Si rezultat i kësaj paaftësie, Republika e Kosovës për një vit qeverisje të kryeministrit Albin Kurti nuk figuron as në hartën e investimeve strategjike, as në hartën e rëndësisë politike rajonale, e as në hartën e partneritetit të qëndrueshëm me partnerët dhe aleatët strategjik të Kosovës”.
Madje, sipas Krasniqit, ka ndodhur krejt e kundërta, ku si pasojë e regresit dhe stagnimit që ka karakterizuar këtë vit të qeverisjes, qytetarët e Kosovës kanë filluar të mos shohin më as të ardhme e as në atdheun e tyre.
“Programi i Qeverisë Kurti përgjithësisht ka qenë një lojë fjalësh. Aty ku nuk ka qenë lojë fjalësh, ka qenë kopje planesh. Aty ku nuk ka qenë kopje planesh, ka qenë nocione librash. Por program të qëndrueshëm që vendosë hapa konkret për zhvillim ekonomik, për rend dhe ligj, për punësim, për integrim e mirëqenie, nuk ka pasur”.
“Ka premtuar themelim të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Sot nuk është në agjendë. Në vend të kësaj mund të flasim vetëm për keqmenaxhimin e pandemisë, për shkurtimin e buxhetit për shëndetësi në kohë pandemie, për kontrata të dyshimta dhe për mungesë strategjie dhe vizioni të qartë për shëndetësi. Ka dështuar në ekonomi, ku sot numri i të papunëve është rritur shumë, numri i të papunëve, të rinjve e të rejave, që kërkojnë largimin nga Kosova është rritur jashtëzakonisht shumë. Çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë, ndërsa të vetmet që nuk janë rritur janë prodhimi, eksporti dhe punësimi dhe pagat”.
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...