Kurti deklarohet për zgjedhjet serbe të 3 prillit
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 22 March 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.
Kurti u ka thënë ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë se “ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.
Ai është thënë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë.
Vendet e Kuintit janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, në një aktivitet parazgjedhor, se “Qeveria e Kurtit kërkon nga Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të lejohen zgjedhjet”, të cilat mbahen më 3 prill.
“Do të merrni nesër (të martën) përgjigjen”, ka thënë Vuçiq më 21 mars.
Autoritetet serbe kanë paralajmëruar që të martën, në ora 12:00 do të mbahet një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur “rreth hapave të ardhshëm”.
Udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se autoritetet e Kosovës duan t’i pengojnë serbët e Kosovës që të votojnë më 3 prill.
Pjesëtarët e opozitës në Kuvendin e Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ketë kujdes në ruajtjen e sovranitetit të vendit në çfarëdo vendimi që mund të marrë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.
Vendet e Quint-it dhe BE-ja e patën pritur me keqardhje vendimin e Qeverisë së Kosovës për këtë referendum.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.
Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.
Kjo praktikë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë.
Nga OSBE-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm t’i grumbullojnë votat edhe për zgjedhjet e 3 prillit, por me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse. /REL/
Të tjera
-
Abdixhiku: Mësuesit kosovarë ndjehen të nëpërkëmbur si pasojë e kësaj qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qever...
-
Raportohet se është dorëzuar vullnetarisht Granit Elshani, i dënuar për vrạsjen në ‘City Club’ në Pejë
I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, ës...
-
Vetëvendosje: Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një infografikë me të dhëna të agjencinë q...
-
Dyshohet se vodhi telefonë, llaptopë e ipadë në një dyqan të telefonave, arrestohet
Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në nj...
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...
-
Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji...
-
Bora mbulon disa pjesë të Arabisë Saudite
Disa pjesë të Arabisë Saudite po përballen me të ftohtin pasi shirat e dendur...
-
41 aksidente për 24-orë, mbi 1 mijë e 800 gjoba
41 aksidente trafiku janë evidentuar gjatë 24-orëve. 14 nga to janë me të ...
-
Një muaj pa paga, Sindikata e PTK-së fton Prokurorinë të marrë masa
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës ka bë...
-
COVID-19 dhe gripi sezonal, IKSHPK apelon për kujdes të shtuar për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për ...
-
Osmani uron presidenten moldave për postin e ri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, ...
-
Javën e kaluar, Policia në Prishtinë sekuestroi 6 ạrmë zjạrri, shqiptoi mbi 4 mijë gjoba
Gjatë javës së kaluar, Policia në Prishtinë ka realizuar 515 urdhëresa të gjy...