“Pas Bashës, radha për largim i erdhi Edi Ramës”
Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 21 March 2022
Ish zëvëndsministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Gani Dreshaj ka komentuar largimi i Bashës nga drejtimi i PD. Dreshaj ka thënë se radhën për largim e ka Edi Rama.
Dreshaj e ka komentuar edhe temën e Ballkanit të hapur duke ia bërë një pyetje publike kryeministrit Rama.
“Të gjithë politikanët e mëdhenj e kanë një tipar të përbashkët – aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimet dhe sfidat që u dalin përballë pa u treguar sentimental apo kryeneç për asnjë projekt që mund të kenë dëshiruar apo që dëshirojnë ta zhvillojnë.
Edi Rama është përpara një situate të tillë kur bëhet fjalë për projektin e Ballkanit të Hapur. Qëllimi dhe ideja mund të jenë të mira, mirëpo situata në terren është duke treguar që kjo ide përveçse është dyfishim i përpjekjeve dhe marrëveshjeve të arritura përmes Procesit të Berlinit, gjegjësisht tregut të përbashkët rajonal, ajo tashmë nuk është aspak e arsyeshme apo e pranueshme dhe rrjedhimisht as legjitime për disa arsye.
1. Bashkimi Evropian ka lindur nga vendosja e marrëdhënieve të biznesit në mes të armiqve të dikurshëm për t’i hapur rrugë zhvillimit, por edhe për të shmangur përsëritjen e luftërave. Edhe ideja e tregut të përbashkët rajonal e ka këtë synim, mbase edhe ideja e Ballkanit të Hapur. Mirëpo, realiteti është që tregu i përbashkët rajonal e ka përkrahjen konkrete politike dhe financiare nga BE-ja, Ballkani i Hapur e ka krijuar një përçarje në mes të gjashtë vendeve të rajonit pasi që tri prej tyre, duke e përfshirë Kosovën, e kanë refuzuar atë dhe nuk janë të gatshme që ta pranojnë. Bashkimi Evropian nuk u krijua me imponim, por me bashkëpunim.
2. Lufta në Ukrainë, patjetër që duhet ta hedh në dyshim idenë e Ballkanit të Hapur pasi që Serbia mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka dënuar plotësisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Sot, e tërë bota demokratike është duke i vendosur sanksione ekonomike gjithnjë e më të rënda Rusisë dhe përkrahësve të saj, çofshin ato shtete apo individ. Në këto rrethana, zhvillimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes projektit të Ballkanit të Hapur nuk përputhet me qëndrimin unik të BE-së dhe NATO-së për ta izoluar Rusinë deri në tërheqjen e plotë të trupave të saj pushtuese nga Ukraina. Rrjedhimisht, ideja e Ballkanit të Hapur jo vetëm që duhet të ndalet, por edhe nismat në kuadër të tregut të përbashkët rajonal duhet të shfrytëzohen për ta detyruar Serbinë që ta dënojë Rusinë dhe veprimet e saj.
3. Padyshim, në politikë, armiqtë e djeshëm sot mund të jenë miq, ashtu si edhe miqtë e sotëm nesër të jenë armiq. Mjeshtëria qëndron në aftësinë për ta kuptuar se për cilën situatë bëhet fjalë. Në këtë rast, është e qartë që një shtet (Serbia pra) që nuk e dënon pushtimin e një populli dhe vendi të tërë për qëllime ekspansioniste, posaçërisht kur shteti në fjalë drejtohet nga kriminel dhe shërbëtorë të ish Kasapit të Ballkanit (Millosheviqit), nesër do të jetë armiku yt. Andaj ai duhet të trajtohet si i tillë. Tek e fundit ky shtet përkundër të gjitha lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe politike të zhvilluara për pesëdhjetë vjet nuk hezitoi që të shkatërronte gjithçka dhe të vriste e dhunonte me miliona njerëz. Ai nuk do të hezitojë as nesër, dhe qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë është konfirmim i kësaj.
Këto janë vetëm disa prej arsyeve pse Edi Rama duhet ta rishikojë idenë e Ballkanit të Hapur dhe të reflektojë për arsyet dhe pasojat e vërteta që ky proces paralel me procesin e Berlinit dhe të tregut të përbashkët rajonal do të kenë për të ardhmen tonë. Ju kryeministri Rama duhet të përgjigjeni sinqerisht në një pyetje të vetme:
Nëse Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina nuk janë të gatshme që të bashkëpunojnë me Serbinë për idenë e Ballkanit të Hapur, si munden Shqipëria dhe Kosova ta bëjnë këtë?
Pasi të jeni përgjigjur me sinqeritet në këtë pyetje, nëse ende vazhdoni të besoni në këtë ide, mos ndaloni. Mirëpo, mos e harroni fjalën e urtë popullore: “Nëse dy veta të thonë që je i dehur, mbahu për muri!” Po pra, “mbahuni për muri” dhe mos i hapni rrugë mafies pro ruse. Shqipëria ka grurë dhe miell mjaftueshëm, edhe nëse jo, me siguri do të gjeni grurë dhe miell për të blerë edhe nga vende të tjera!
4. Pas largimit të Lulzim Bashës, radhën e ka Edi Rama. Andaj, RAMA IK! Berisha e kishte një bravë që ia lakonte emrin për të keq në Bruksel e Berlin, ndërsa ti i ki dy. Me siguri e di se për kë e kam fjalën!?” shkruan Dreshaj në reagim.
Të tjera
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...
-
Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji...
-
Bora mbulon disa pjesë të Arabisë Saudite
Disa pjesë të Arabisë Saudite po përballen me të ftohtin pasi shirat e dendur...
-
41 aksidente për 24-orë, mbi 1 mijë e 800 gjoba
41 aksidente trafiku janë evidentuar gjatë 24-orëve. 14 nga to janë me të ...
-
Një muaj pa paga, Sindikata e PTK-së fton Prokurorinë të marrë masa
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës ka bë...
-
COVID-19 dhe gripi sezonal, IKSHPK apelon për kujdes të shtuar për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për ...
-
Osmani uron presidenten moldave për postin e ri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, ...
-
Javën e kaluar, Policia në Prishtinë sekuestroi 6 ạrmë zjạrri, shqiptoi mbi 4 mijë gjoba
Gjatë javës së kaluar, Policia në Prishtinë ka realizuar 515 urdhëresa të gjy...
-
Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen katër persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku katër persona u plagosën nga një s...
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Analiza: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?
Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e ...
-
Reuten: Nëse Serbia vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, ne duhet jemi më të ashpër
Qëndrimet e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten, ndaj procesit të dialogut m...
-
Vjedhje e rëndë në Krojmir të Lipjanit
Dy persona të panjohur kanë kryer një vjedhje nga një objekt në Krojmir të Li...