Lajme

Kryeprokurori Lumezi: Kemi punuar shumë, jemi të pakënaqur me gjyqtarët

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 21 March 2022

Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit në emisionin “Prime”, në RTK fillimisht foli për rezultatet në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit si dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, sa i përket anës ligjore.

“Gjatë mandatit tim ka qenë e rëndësishme luftimi i e krimit të organizimit, korrupsionit, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, që ka qenë një kusht i rëndësishëm për ne”, tha ai.

“Jemi te pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga Gjykatat, por nuk mund te themi se nuk kemi paraqitur fakte”, shton ai.

-Advertisement-

“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete, kemi hetuar ish-kryeministra, ministra, kryetar te komunave, policë”, tha ai

Lumezi si rezultat e përmendi edhe konfiskimin e 17 milionëve, pasuri e cila është fituar paligjshme, si dhe rastin e arrestimit të 50 zyrtarëve shtetërorë, aksionin për rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera