Lajme

Mblodhën 35 milionë dollarë për Ukrainën, çifti i famshëm bisedon me Zelensky-n

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 21 March 2022

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur më shumë se objektivi i tyre prej 30 milionë dollarësh për Ukrainën. Çifti mblodhi 35 milionë dollarë nga mbi 67,000 donacione.

Ata thanë se po shpresojnë që të arrijnë në 40 milionë dollarë, shkruan skynews.

Aktorja, e cila është me origjinë nga Ukraina, tha se megjithëse kjo është larg zgjidhjes së problemit, përpjekja e tyre kolektive do të sigurojë një ndihmë për shumë njerëz. Kunis dhe Kutcher dhuruan 3 milionë dollarë nga paratë e tyre për mbledhjen e fondeve.

-Advertisement-

Yjet e Hollivudit zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin Volodymyr Zelenskyy ditën e djeshme. Zelenskyy tha se ishte “mirënjohës” për mbështetjen e tyre, duke i quajtur frymëzues. Kunis lindi në Chernivtsi në Ukrainë në 1983, por familja e saj u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1991.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera