Lajme

Mbi 600 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 18 March 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 644.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,127 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera