Në Kosovë nuk ka të dhëna sa persona vuajnë nga depresioni
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 17 March 2022
Në Kosovë nuk ka të dhëna sa persona vuajnë nga depresioni. Gjatë vitit të fundit në botë, një në katër persona ka përjetuar depresion ose ankth. Kështu thonë psikologët në vend. Por sipas tyre, vetëdijesimi i njerëzve për të kërkuar ndihmë nga depresioni është rritur gjithashtu.
Sipas psikoterapeutëve shkaqet që çojnë në depresion ndahen në dy kategori: faktorët biologjikë dhe kushtet e ambientit.
Arlinda Gashi, psikologe, i tha Radio Kosovës se në vend nuk ka të dhëna të sakta se a është rritur numri i atyre që kërkojnë ndihmë, por ajo thotë se qytetarët janë vetëdijesuar për sa i përket këtij fenomeni dhe se informatat për depresionin nuk mungojnë.
“Nëse flasim për depresionin në statistika ndërkombëtare, ka rritje në nivel botëror. Kjo ndërlidhet edhe me pandeminë e që ka ndikuar në çrregullim te njerëzit, përfshirë izolimin e shumë faktorë të tjerë. Çdo i katërti person gjatë vitit të fundit ka përjetuar simptoma të ankthit . Depresioni po shkakton rritje, por një e mirë që njerëzit po kërkojnë ndihmë’’, tha ajo.
Ndërkaq psikiatri Sami Rexhepi, tha se depresioni sidomos te të rinjtë është rritur. Në këtë fenomen ka ndikuar më së shumti pandemia, ku shumë njerëz, sidomos të rinjtë, tashmë e kanë humbur punën, janë pa perspektivë, dhe mungesa e strategjisë për të rinjtë ka bërë që ankthi e rrjedhimisht depresioni të jenë të pranishëm si asnjëherë më parë.
‘’ Problemi më i madh është ankthi i cili mund të zhvillohet si një pasqyrë e depresionit. Shumë nga ta kërkojnë të dalin jashtë vendit e që kush nuk arrin po dëshpërohet. Kjo ka tendencë më pas të kalojë në një çrregullim depresiv. Po vërehet që agresiviteti është rritur, pragu i durimit ka rënë dhe nuk ka komunikim të mirëfilltë ndërmjet të rinjve e që ndikon shumë në sjelljen e tyre dhe perceptimin e realitetit’’, tha ai.
Ndryshe “Linja e Jetës” është qendër telefonike në Kosovë që ofron ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi. Linja telefonike 0800 12345 funksionon nga ora 10:00 deri në 02:00 të mëngjesit çdo ditë. Aty ndihmë mund të kërkojë çdo qytetar, dhe të gjitha të dhënat e telefonuesve mbesin konfidenciale.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...