Lajme

Gjendet pa shenja jete një vajzë në Mitrovicë

Autori: Ermirë Berisha 09:57 | 16 March 2022

Në qytetin e Mitrovicës është raportuar një vdekje e dyshimtë, ku një vajzë është gjendur pa shenja jete, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:58.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen  e viktimës e ka konfirmuar ekipa mjekësore.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera