Lajme

Abramovich nuk e pranojnë në Izrael-avioni ulet në Moskë!

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 15 March 2022

Një avion privat, i dyshuar se përdoret nga oligarku i sanksionuar Roman Abramovich u pa të hënën në aeroportin Ben Gurion të tel Avivit, por miliarderi nuk ka mundur të qëndrojë në shtetin hebre.

Ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid deklaroi haptazi se vendi i tij nuk është parajsë e sigurtë për biznesmenet rusë, të cilet janë shënjestruar nga sanksionet ndërkombëtare me ngrirje asetesh pas pushtimit të Ukrainës.

“Izraeli nuk ka për të qenë një rrugë që të ndihmojë në anashkalimin e sanksioneve të vendosura Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore”, deklaroi Lapid.

-Advertisement-

Edhe pse ai nuk e përmendi Abramovich me emër, burime të sigurta thanë për Reuters se avioni i përdorur nga pronari i klubit të futbollit, Chelsea, që ka edhe nënshtetësi izraelite e portugeze, u largua. Së fund, raportohet se pas një ndalese të shkurtër në Turqi, avioni ka zbritur në Moskë.

Abramovich u sanksionua javën që shkoi nga Britania e Madhe, shembullin e së cilës e ndoqi më pas dhe BE-ja, për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin, por miliarderi mohon të ketë raporte të ngushta me presidentin rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera