Lajme

Abdixhiku: Kjo qeveri është spektatore, mohuese e krizës

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 15 March 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po ndërmerr asnjë veprim lidhur me rritjen e çmimeve, shkruan Gazeta Infokus.

Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita, për të diskutuar lidhur me rritjen e çmimeve, ka thënë se Qeveria e Kosovës është vetëm spektatore, dhe mohuese e krizës.

“Nuk ka parlament sot, një javë e një muaj, në regjion e botë që s’flet për rritjen e çmimeve. Sot këtu në këtë Kuvend na u tha se s’kemi krizë. Neve na duhet një paraseancë. Por fillimisht duhet të flasim a ka krizë apo jo. Këto s’janë çështje politike”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Po ashtu ai tha se po përballemi edhe me lidhje alarmante të çmimeve.

“Po bëhen 1 muaj e gjysmë që kemi folur për rritjen e çmimeve në këtë Kuvend. Po përballemi me lidhje alarmante të çmimeve. Tema nuk është nacionale e as lokale, është problem. Është rritje reale. Deficiti me këtë qeveri është rritur edhe më shumë. Problemi është se ka krizë alarmante të rritjes së çmimeve. Kur i shohim vendet tjera duke vepruar, e sheh se Qeveria jote është spektatore, s’po bën asgjë. Kjo qeveri është spektatore, mohuese e krizës.  Qeveria jonë nuk po i njeh krizat. Të gjitha krizat po i konsideron globale. Nëse janë globale, çfarë po bëni ju?”, u shpreh Abdixhiku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera