Lajme

U plagos gjatë bombardimeve ruse në Ukrainë, vdes bashkë me foshnjën e saj të porsalindur

Autori: Ermirë Berisha 09:46 | 14 March 2022

Ka vdekur një grua ukrainase, e cila ishte plagosur gjatë bombardimeve nga forcat ruse në Mariupol, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas gazetares së Zërit të Amerikës, Asya Dolina, e cila raportoi lajmin në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë te ditur se kjo grua ka qenë shtatzënë dhe vdiq bashkë me fëmijën e saj të porsalindur.

“Vajza e parë shtatzënë nga video/foto reportazhet nga vendi i bombardimit të spitalit të fëmijëve numër tre në Mariupol (materniteti), ajo që u transportua me barelë, nuk mbijetoi. Dhe fëmija i saj i palindur nuk mbijetoi”, thekson Dolina në raportimin e saj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera