Ambasada e Kosovës në Gjermani vjen me një tjetër lajm të mirë për patentë shoferët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 09 March 2022
Ambasada e Kosovës në Gjermani së fundmi ka konfirmuar se ka filluar procesi i konvertimit të patentë shoferëve në landet gjermane.
Kjo ambasadë ka bërë të ditur se të gjithë të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
NJOFTIM LIDHUR ME PROCESIN E KONVERTIMIT TË PATENTË-SHOFERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës në Gjermani,
Pas votimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve (në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022) dhe hyrjes së saj në fuqi, tashmë ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve nëpër landet gjermane.
Të gjithë të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane.
Marrë parasysh vëllimin e madh të kërkesave për konvertim dhe me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), do të mundësojnë verifikimin e validitetit të patentë shoferëve në të gjitha misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht pajisjen e qytetarëve me një vërtetim mbi vlefshmërinë e marrjes së patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë. Sistemi i verifikimit të patentë shoferëve do të kryhet shpejtë (brenda pak minutave), do të jetë i standardizuar dhe në disa gjuhë.
Gjatë ditëve në vijim do t`ju informojmë mbi detajet shtesë dhe datën e fillimit të verifikimit të patentë shoferëve në misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani.
Përzemërsisht,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...