Lajme

E rëndë, aksidenti u merr jetën 4 personave në autostradën e Laçit, mes viktimave një 16-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 06 Mars 2022

E diela ka përgjakur rrugët e vendit, ku 4 persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë më makinë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Viktimat janë  A. D., 39 vjeç, A. A., 30 vjeç, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe. Ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur R. H., 34 vjeçe.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues A. A., 30 vjeç.

-Advertisement-

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy