Drama e një lufte, nëna dhe fëmijë që largohen nga “kthetrat e ferrit”
Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 05 March 2022
Në stacionin e trenit në Lviv, askush nuk e di se kur do të nisen për në Poloni, por të gjithë, nëna, fëmijë e të moshuar, presin në temperatura nën zero gradë.
Lajmërimet e befasishme kanë bërë që të gjithë të kalojnë shinat e platformave në kërkim të udhëtimeve të shpëtimit.
Një djalë luan himnin kombëtar të Ukrainës, si për të rikujtuar dhe një herë se vendi i tij nuk dorëzohet. Por imazhet e fëmijëve, të pangrënë, duke qëndruar prej ditësh në terminal, tregojnë një tjetër realitet.
Kjo familje arriti të dilte nga Kharkiv.
“Jemi nga Kharkiv dhe sapo kemi arritur. Kemi sjellë të gjitha gjërat tona. Kemi qëndruar në bodrume bashkë me fëmijët tanë që qanin. Faleminderit vullnetarëve burra dhe gra, faleminderit shumë. Nuk do të harrojmë kurrë. Lavdi Ukrainës dhe heronjve tanë. Në do të fitojmë. Burri im refuzoi të lërë Kharkivin. Ai tha se do të vdesë në shtëpi. Të gjithë u larguam, por ai qëndroi në shtëpi. Të gjithë njerëzit janë të frikësuar. Ishte e vështirë të udhëtoje drejt stacionit të trenit këtu në Lviv”, shprehet një ukrainase.
Por dhimbja është më e madhe. “Po ai është djali im! Tani ne duam të qëndrojmë këtu të qetësohemi, të lahemi të ndërrojmë rrobat, nuk kemi asgjë. Do të shohim dhe ndoshta do të mendojmë më pas për të lëvizur jashtë kufirit. Kemi jetuar 6 ditë në bodrum. Nuk ja uroj askujt ta përjetojë këtë gjë. Ishim rreth 20 veta në bodrum, ndanim ushqimin dhe ishim miqësor më njëri-tjetrin. Nuk mund ta linin strehimin pasi dëgjonin të shtëna gjatë gjithë kohës”, tregon një nënë e re mes lotësh.
Bashkimi me të afërmit duhej të nënkuptonte lot gëzimi, por nuk është kështu për të gjithë.
“Është ferri vetë. Nuk e kam më shtëpinë tine. Kjo është vajza ime, e cila po qan. Nuk kemi rroba, asgjë. Shpëtuam fëmijët, macen qenin tonë. Nuk kemi asgjë. Qyteti ynë u shkatërrua. Qyteti më i bukur tashmë është i shkatërruar. Burri im në Gjermani po punonte kur lufta filloi dhe ai nuk mund të vinte dhe ne mbetëm të bllokuar në Kharkiv nuk mund të largoheshim”, rrëfehet një tjetër ukrainase.
Prej më shumë se një jave, Rusia vijon bombardimet ndaj Ukrainës, ndërsa objektiva të raketave janë bërë dhe rezidencat e qytetarëve shkollat, qendrat shëndetësore, por edhe gazetarët. /a2cnn
Të tjera
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...