Lajme

Ukrainë: Dy fëmijë të plagosur vdiqën, pasi ambulanca nuk arriti ta kalojë zjarrin rus

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 05 March 2022

Dy fëmijë të plagosur nuk kanë arritur të mbijetojnë, kjo pasi ambulancat nuk ishin në gjendje të kalonin zjarrin rus.

Kështu ka njoftuar shefi i Spitalit të Specializuar i Fëmijëve në Ukrainë “OKHMATDIT”, shkruan “War in Ukraine”, transmeton Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se ky spital është duke vazhduar punën për të shpëtuar fëmijët pa marrë parasysh rrethanat.

-Advertisement-

“Fëmijët e sëmurë me kancer po evakuohen në Ukrainën Perëndimore”, ka thënë shefi Spitalit të Specializuar të Fëmijëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera