Lajme

U kapën me 1090 gram kokainë, prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy personave

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 March 2022

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj dy personave të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është bërë e ditur se dy të pandehurve me inicialet F.B dhe D.G, Policia e Kosovës u ka konfiskuar 1090 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera