Rregullorja e re e Kuvendit pritet të miratohet në seancën e radhës
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 20 February 2022
Pritjes maratonike për një rregullore të re të Kuvendit të Kosovës po i vjen fundi. Pas 12 vjetësh, deputetët e legjislativit do të kenë rregullore të re të punës. Të martën e javës së ardhshme, në seancën e radhës plenare do të shqyrtohet në parim rregullorja e re e Kuvendit. Përmes të njëjtës pritet të ketë edhe norma sanksionuese për të zgjedhurit e popullit që mungojnë pa arsye në seanca dhe komisione.
Kryetari i komisionit për legjislacion, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress, se përmes rregullores së re të Kuvendit, do të krijohet një mekanizëm i ri, ‘konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare’, i cili bashkë me kryetarin e Kuvendit do të përcaktojnë agjendën e legjislativit.
Kësisoj, sipas tij, do të zbehet edhe roli i kryesisë së Kuvendit.
Ai shton se deputetët që nuk marrin pjesë në seanca do të gjobiten financiarisht duke u larguar meditjet nga paga bazë.
“Krijimi i një mekanizmi të ri të një trupe të re siç është konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare të cilët bashkë me kryetarin e Kuvendit do të kenë rolin kryesor në funksionimin e brendshëm të Kuvendit, përcaktimin e agjendës, përcaktimin e organizmit të trupave të kuvendit dhe kështu me radhë. Në këtë kuptim bie pak rëndësia e Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë fuqizohen grupet parlamentare. Por gjithmonë duke u kujdesur që mos të ketë bllokim të punës së Kuvendit. Janë përcaktuar edhe përgjegjësitë e deputetit për të marrë pjesë në seanca dhe komisione. Në rast se nuk marrin pjesë pa njoftuar paraprakisht ata do të ndëshkohen financiarisht duke u zbritur mëditja nga paga bazë e tyre. Kjo bëhet jo për t’i ndëshkuar deputetët, por për të garantuar se edhe Kuvendi, seanca dhe mbledhjet e komisioneve nuk do të dështojnë për shkak të mungesës së deputetëve në kuptimin e kuorumit”, thotë ai.
Deputeti i mazhoracës thotë se rregullorja e re e Kuvendit ka gjetur pajtueshmëri në gjitha grupet parlamentare në Kuvend.
Sipas tij, rregullorja e re e Kuvendit fuqizon më shumë rolin e opozitës.
“Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës favorizon opozitën që është e vërteta, pasi ia rritë mundësitë e mbikëqyrjes parlamentare dhe rolin opozitar. Por rregulloren e Kuvendit duhet ta trajtojmë si një akt të përhershëm të Kuvendit pavarësisht pozicioneve pozitë-opozitë. Por në aktualitet e rritë rolin e opozitës, iu jep mekanizma shtesë qoftë në mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë, por edhe aktivitete brenda Kuvendit”, shton ai.
Përkrahje miratimit të rregullores së re të Kuvendit i kanë dhënë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti Hajdar Beqa përmes telefonit për KosovaPress ka bërë të ditur se mbështesin miratimin e rregullores së Kuvendit.
Nga ana tjetër, monitoruesit e punës së Kuvendit e mirëpresin miratimin e rregullores së legjislativit.
Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se krahas rregullimit të dinamikës së Kuvendit, rregullorja e re duhet të bartë edhe sanksione ndaj deputetëve të padisiplinuar.
“Domosdoshmëria për miratimin e një rregullore të re është e lartë. Është mirë qe kemi një konsensus të partive politike të cilën nuk e kemi pasur në shumë legjislatura. Kanë kaluar disa legjislatura dhe nuk kanë arritur të aprovojnë një rregullore të re që do të pasqyronte këtë jetë parlamentare që është duke zhvilluar…Jemi dëshmitar që shumë seanca nuk mbahen për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve dhe shumë ligje dhe iniciativa prolongohen me muaj të tërë për shkak të kuorumit që nuk arrihet, qoftë në seanca plenare, apo trupat punuese të Kuvendit. Besojmë se një sistem i disiplinimit të deputetëve duhet të përmbajë kjo rregullore të gjejë forma, qoftë përmes disiplinimit financiar apo forma të tjera të obligoj deputetëve t’i përmbahen ligjit, kushtetutës dhe besimit të qytetarëve për t’i kryer punët që janë zgjedhur në Kuvend”, thotë Zeka.
Kuvendi i Kosovës aktualisht punon përmes rregullores së miratuar në vitin 2010. Ndryshimi i saj është tentuar edhe në legjislaturat e kaluara. Ndërkohë, Zyra për Medie e Kuvendit ka bërë të ditur se ndër pikat e rendit të ditës në seancën e javës së ardhshme është edhe shqyrtimi i rregullores së re të Kuvendit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...