Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 20 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Covid-19, po trajtohen 124 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 120 nga ta janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 pacientë të tjerë janë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 53 pacientë

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

-Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë

-Spitali i Prizrenit,12 pacientë

-Spitali i Pejës, 4 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

-Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera