Lajme

Koha kur Albin Kurti thoshte se nuk gjen arsye për ta festuar Pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 17 February 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës kur ishte në opozitë si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, thoshte se nuk ka arsye për ta festuar Pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti ishte pyetur para pesë viteve nëse ka arsye të festohet dita e pavarësisë dhe përgjigja e tij ishte kjo:

“Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet krijimi i ushtrisë në Kosovë që do të mundësonte edhe integritetin territorial”, kishte thënë Kurti për Top Channel në vitin 2017.

-Advertisement-

Me pas kryetari i LVV-së kishte folur edhe për politikanët shqiptarë, duke i quajtur të korruptuar dhe shantazhuar.

“Politikanët shqiptarë kanë qenë nganjëherë naiv, nganjëherë moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet”, ka thënë Kurti.

Republika e Kosovës sot po feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe Albin Kurti tani si kryeministër po e feston këtë ditë historike me flamurin që dikur nuk e njihte./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera