Kurti: Ligji për Gjykatën Komerciale do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 14 February 2022
Deputeti i Parlamentit Britanik, i dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti.
Kurti ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner i domosdoshëm i Kosovës, ku edhe shprehi faelenderimin për ndihëm dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuara ka treguar para, gjatë dhe pas luftës.
Në këtë takim Kurti foli edhe për Ligjin për Gjykatën Komerciale për çka tha se ky ligj do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset.
“Zgjedhjet demokratike të para një viti, sollën legjitimitet e stabilitet institucional”, citohet të ketë thënë Kurti në takim me Vickers, duke shtuar edhe se “Kjo ndihmon shumë dhe po rezulton në rritje të bashkëpunimit ekonomik, tregti dhe investime”.
Në komunikatën nga zyra e kryeministrit thuhet se Vickers, vlerësoi veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit.
Fakti që Kryeministri Johnson e ka emëruar një të dërguar për Ballkanin Perëndimor tregon se e marrim shumë seriozisht rajonin, tha z.Vickers.
Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, të jeni të sigurt se ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë, theksoi ai.
Lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, kryeministri veçoi potencialin e mërgatës së madhe që ka Kosova në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ata mund të jenë si urë lidhëse.
Kryeministri Kurti tha që Ligji për Gjykatën Komerciale do të rrisë sigurinë për investitorët dhe bizneset.
Ai veçoi potencialin e vendit tonë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), procesimin e drurit dhe të metalit dhe bujqësinë dhe mundësitë e lidhjes së sistemit të edukimit me tregun e punës, nëpërmjet një sistemi të zhvilluar të edukimit dual.
Duke biseduar për ballafaqimin me pandeminë COVID-19, kryeministri theksoi se dy të tretat e popullsisë të moshës mbi 16 vjeç tashmë janë të vaksinuar, ndërsa po vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese.
Të tjera
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...
-
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tregon se kanë pasur dallime serioze me qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti qëndrimin se përk...
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoletạ e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...