Lajme

Tahiri: Do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për debat rreth shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 08 February 2022

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe shkarkimin e bordit të këtij institucioni.

Në seancën e sotme të Kuvendit, dështoi të miratohet mocioni procedural për debat urgjent parlamentar, pasi për të njëjtin votuan vetëm 36 deputetë nga opozita, ndërsa shumica parlamentare e kundërshtoi.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë që do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për debat rreth shtrenjtimit të rrymës.

-Advertisement-

“Ne si grup parlamentar do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme shpresoj me mbledhje të nënshkrimeve për me e kthy edhe njëherë në diskutim temën e ngritjes së shtrenjtimit të energjisë elektrike”, tha Tahiri në kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera