Këta janë emrat që do të vendosin për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 31 January 2022
Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, do të vendosë për ngritjen e çmimit të energjisë, pasi të premten ishte data e fundit kur ky institucion i pranoj komentet në lidhje me këtë çështje.
Në bazë të njoftimit nga ZRrE-ja të premten u tha se asnjëra nga partitë politike opozitare në vend nuk ka dërguar komente për çmimin e rrymës, kjo ani pse opozita u deklarua kundër shtrenjtimit të energjisë e madje për këtë u diskutua dy ditë radhazi nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.
ZRrE-ja njoftoi se komente u dërguan nga INDEP të cilët patën një ide tjetër për rritjen e çmimeve që nga ta u konsiderua si më gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese për qytetarin. E po ashtu komente u dërguan edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, nga KOSTT-i, FSHU-ja dhe OSSH-ja, shkruan Gazeta Infokus.
Derisa sot gjatë ditës pritet që ky institucion të dalë me një vendim sa i përket shtrenjtimit të energjisë.
Këtë vendim do ta marrë bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me kryesues, Ymer Fejzullahun dhe anëtarë, Izet Rushiti, Selman Hoti, Lutfije Dervishi, dhe Gani Buçaj .
Kujtojmë se kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të shtunën para qeverisë u mbajt edhe një protestë e cila u organizua nga Partia Social Demokrate, e që sipas KMDLNJ-së në këtë protestë morën pjesë 3 mijë qytetarë.
Në këtë protestë qytetarët u shprehën të revoltuar me çmimet e energjisë që po pretendohet të ngritën e që sot do të merret përfundimisht vendimi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti takohet me Sautter, diskutojnë për rezultatet e Procesit të Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin Politik të Ministris...
-
Haxhiu tha se e çmon shumë Dejonën, reagon djali i dëshmorit: Ma mirë me i ç’mu dëshmorët sesa Mihalin, se me gjakun e tynve ke arrit qaty
Sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për përgjimet e ...
-
Fillon nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë
Policia e Kosovës njofton se ka filluar nënshkrimi i kontratave për gjene...
-
Rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme
Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Brukse...
-
Tahiri: Institucionet po udhëhiqen nga dikush që s’ka mandat e as pozitë
Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Për herë të parë në QKUK bëhen operime në zemër me metodën minimale invazive dhe endoskopike
Për herë të parë në Kosovë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës po...
-
Raporti i Bankës Botërorë që demaskon propagandën e qeverisë Kurti për shkallën e papunësisë
Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas publikimit...
-
Sveçla pas vizitës në veri: Punë e zakonshme në orar të punës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar shkurt pas vizi...
-
Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA del në ankand
Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e dë...
-
Maqedonci takohet me zyrtarin amerikan për implementimin e sistemit që aplikohet në Departamentin amerikan të Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri Maqedonci sot ka pritur në taki...
-
Banka Botërore: Kosova me rritje ekonomike 3.8%, të punësuar veç 37% e të aftëve për punë
Banka Botërore e ka publikuar raportin e ri analitik mbi ecurinë e ekonomisë ...
-
Pacolli: Dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën
Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pcolli ka reaguar prap për qeverinë duke th...