Lajme

Molliqaj lajmërohet një ditë pas protestës, s’flet për shuplakën ndaj policit: Protestat vazhdojnë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 30 January 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar në Facebook një ditë pas protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, të cilës i priu dje.

Molliqaj ka kërkuar të dëgjohet vullneti i qytetarëve dhe të kthehet prapa propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ndryshimin e tarifave. Ai ka pralajamëruar se protestat dhe aksionet do të vazhdojnë derisa të plotësohen këto kërkesa.

Molliqaj nuk foli për shuplakën që ia dha njërit prej policëve që po qëndronin në hyrje të Qeverisë. Në kundërpërgjigje, PSD-ja publikoi disa pamje ku policët shihen duke e përplasur Molliqajn në tentim për ta larguar nga shkallët e Qeverisë.

-Advertisement-

“Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa”, shkroi Molliqaj.

Postimi i tij i plotë:

Të dëgjohet vullneti i qytetarëve, të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës

Pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë. Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë tashmë. Familjet që i përkasin shtresës së varfër dhe asaj të ulët me vështirësi ia dalin në fund të muajit.

Në këtë situatë, propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është absolutisht i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera