Lajme

Policia nuk e din sa ishte numri i protestuesve

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 29 January 2022

Protesta e sotme bëri që shumë qytetarë t’ia mësyjnë sheshit “Zahir Pajaziti”.

Mirëpo, Policia e Kosovës ende nuk ka informacion për numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka kontaktuar policinë por këta të fundit thanë se ende nuk kanë informacion lidhur me numrin e protestuesve në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

-Advertisement-

Nga pamjet e publikuara sot, në këtë protestë shihet se ka pasur dalje masive nga qytetarët , të cilët shfaqën pakënaqësitë e tyre.

Protesta e sotme është thirrur nga Partia Socialdemokrate, e që lideri i saj, Dardan Molliqaj tha se kjo nuk është protesta dhe aksioni i vetëm kundër këtij propozimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera