Mbi 803 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/01/Rinis-Vaksinimi-ne-Sallen-1-tetori-05.05.2021-20-of-28-6-2-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:07 | 28 January 2022
Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. E deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë që numri i të infektuarve javët e fundit ka shënuar rritje. Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus, e që Prishtina prinë me numrin më të lartë të këtyre rasteve me 9 mijë e 473.
Për situatën epidemiologjike me COVID-19 të enjten në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe debat parlamentar.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi nuk miratoi rekomandimet e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së për rishqyrtim të masave kufizuese për pandeminë COVID-19. Kundër këtyre rekomandimeve ishin 41 deputetë, ndërsa “pro” ishin vetëm 22.
Kujtojmë se nga 22 janari janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Në bazë të secilave gastronomia punon deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Masë tjetër që ka nxitur reagimin edhe të shteteve fqinje është hyrja në Kosovë me dozën e tretë të vaksinës ose testin PCR.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/10/BANNER_PER_PORTALE_garage-sale_852x460.32.jpg)
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjạrri në Ferizaj, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, e një tjetër është dërguar me emergjenc...
-
Qeveria i dërgon letër Kaja Kallasit, kërkon hapa konkretë për hapjen e menjëhershme të arkivave shtetërore të Serbisë
Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ...
-
Veliaj uron Kosovën nga paraburgimi: Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimi e ka uruar Kosovën për 17-vj...
-
Italia uron Kosovën për pavarësinë: Vendet tona janë të lidhura me një miqësi të fortë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarrella, ka uruar Kosovën në Ditën e Pavarës...
-
Ushtarët e FSK’së me flamur të Kosovës në MB, në Ditën e Pavarësisë, Ambasada: Gati për ta nisur trajnimin e ukrainasve
Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po qëndron në Mbre...
-
“It’s a beautiful day”, Rama ndan pamje të monumentit Newborn nën tingujt e një kënge
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të monu...
-
Ferizaj: Burri e ndjek ish-gruan me veturë dhe e përplas, ajo përfundon në QKUK
Një grua ka përfunduar në QKUK, pasi u godit me veturë nga ish-bashkëshorti i...
-
E rëndë, aksident me 2 të vdekur në Gjirokastër
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Gjir...
-
Rama mbështet Grenellin për lirimin e Thaçit: Sa më shumë që vazhdon, aq më e madhe njolla e drejtësisë ndërkombëtare
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur mbështetje për deklaratë...
-
Në Institutin e Historisë do mbahet konferencë shkencore për krịmet e lụftës në Kosovë
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë organizon konferencë shk...
-
SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg
Prokuroria e Posaçme, ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të viz...
-
Ambasada e Suedisë në Kosovë uron 17-vjetorin e Pavarësisë
Ambasada e Suedisë në Kosovë ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Përmes një...