Zbulohen planet e Britanisë dhe Kanadasë kundër Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 26 January 2022
NATO po e rrit prezencën ushtarake përgjatë krahut lindor të Aleancës. Por vetëm një pjesë e vogël e 30 anëtarëve të Aleancës po e mbështesin drejtpërdrejt Kievin duke dërguar armë.
Britania e Madhe vendosi të dërgojë armë të lehta antitank të gjeneratës së ardhshme së bashku me një kontigjient të vogël trupash elitare për të trajnuar ushtrinë ukrainase. Ajo ka dërguar gjithashtu avionë vëzhgimi mbi Ukrainë për të monitoruar lëvizjet ushtarake të Rusisë.
Ndërsa Kanadaja, një nga të parat vende që njohu Ukrainën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe me një nga komunitetet më të mëdha të diasporës ukrainase në botë, ka marrë gjithashtu një qasje më të ashpër kundër Rusisë në krizë në krahasim me aleatët e tjerë të NATO’s.
Ajo po shqyrton plane të reja për të zgjatur një mision trajnimi ushtarak në Ukrainë që përfshin rreth 200 trupa kanadeze dhe siguron më shumë armë dhe pajisje mbrojtëse për ushtrinë e Ukrainës.
Këtë muaj, Kanadaja dislokoi një kontigjent të vogël forcash speciale dhe njoftoi një kredi të re urgjente prej 120 milionë dollarësh për qeverinë e Kievit, kundër përpjekjeve ruse për të destabilizuar vendin.
Lëvizjet e Kanadasë dhe Britanisë janë në kontrast me Gjermaninë, superfuqinë ekonomike europiane, e cila ka përjashtuar çdo mundësi për dërgimin e ndihmave ushtarake dhe insiston për zgjidhje të krizës në rrugë diplomatike.
Berlini është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s pasi nuk pranoi të ndalonte projektin e diskutueshëm të gazsjellësit rus, Nord Stream 2, i cili do t’i lejonte Rusisë të anashkalonte Ukrainën për të dërguar furnizimet e saj me gaz në Evropë dhe për bllokuar Estoninë nga eksporti.
Të tjera
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...