Mustafa për mospajtimet Abdixhiku-Veliu: S’besoj që ka krizë në LDK
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 25 January 2022
Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se në këtë subjekt politik kanë lejuar që çdo herë të ketë diskutime dhe debate të brendshme dhe që shprehja e anëtarëve nuk është penguar kurrë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës ai e ka thënë këtë kur është pyetur për mos pajtueshmërinë në disa çështje mes kryetarit të tanishëm të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe deputetit Agim Veliut.
“Tash mund të ndodhë kjo, nuk do të thotë që këto janë përplasje të brendshme dhe që tani LDK-ja është në një krizë. Unë besoj që në LDK ka forcë, ka vullnet që çdo gjë të tejkalohet, të diskutohen çështjet dhe të zgjidhen problemet. Tani, çdo subjekt ka diferenca të brezave, ideve dhe ka njerëz me përvoja të ndryshme. LDK ka shumë gjenerata sepse është parti që i ka kaluar 33 vjet, ka shumë gjenerata, prej themeluesve dhe njerëzve të rinj. Mendoj se të gjitha diskutimet janë konstruktive, diskutimet e tilla mund të gjejnë zgjidhje”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se nuk është takuar deri tani asnjëherë me kryetarin e Prishtinës që është nga radhët e LDK-së, Përparim Ramën.
“Nuk kam argumente të them për qeverinë mirë apo keq, prapë është në ditët e para, uroj të punojë mirë. Nuk kam kontakte me të, nuk jam takuar kurrë me të. Unë vetë kam qenë kryetar i Prishtinës, e përjetoj si shtëpinë time, gëzohem për çdo sukses të brendshëm, dëshira ime është të punohet mirë dhe të zgjidhet çdo problem në Prishtinë”, tha Mustafa.
Ish-kryeministri i vendit e ka komentuar edhe vendimin e institucioneve për mos lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese, në Kosovë. Sipas tij, ky ishte një vendim shumë i arsyeshëm dhe se çdo vendim tjetër do të ishte i gabueshëm.
Ndërsa për zgjedhjet presidenciale të 3 prillit të Beogradit, Mustafa tha se i takon qeverisë ta vlerësojë këtë.
“Ajo duhet të arrijë të bindë faktorin ndërkombëtar që Serbia më të mos organizojë zgjedhje në Kosovë, që qytetarët serbë me dy nënshtetësi në Kosovë që janë duhet të shkojnë të votojnë në Serbi. Kjo do të ishte një zgjidhje e mirë më pas edhe për të gjitha qeveritë tjera”, u shpreh Mustafa.
Të tjera
-
Avokati i Popullit me tryezë diskutimi për shëndetin mendor të fëmijëve
Institucioni i Avokatit të Popullit sot organizon tryezë diskutimi në lidhje ...
-
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinë...
-
Moti për sot dhe katër ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologji i Kosovës ka njoftuar se moti për sot dhe katër d...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së V.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriut do të mbajnë sot mbledhje të pë...
-
Abelard Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Alb...
-
Ish-ministri Bajrami përgënjeshtron Kurtin: Doracakët s’janë hartuar kur unë udhëheqja MASHTI-n
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kos...
-
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit: Propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ...
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025
Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjit...
-
“Baci” – Pecit: Qetësohu, përmbaju…
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministrit Faton Peci në lidh...
-
Bedri Hamza poston fotografi me Taulant Xhakën: Krejt familja Xhaka beson se Kosova mundet ma mirë
Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrah...
-
Peci me ‘Milka’ në dorë- Shpotitje ndaj Stavilecit apo lapsus gjatë promovimit të prodhimit vendor?
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një video promovuese të punës së tij në ...