Në këtë vend të Kosovës u raportua temperatura më e ulët mëngjesin e së martës
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 25 January 2022
Prishtina Weather përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mëngjesin e së martës është raportuar temperatura më e ulët në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas PW-së dita e martë parashihej të ishte më e ftohta dhe temperatura -18 është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
E në qytetet tjera temperatura ka shkuar deri në -14, kurse mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Prishtina Weather.
“Acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C. Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin”, ka njoftuar kjo faqe.
Por, sado që këto temperatura të regjistruara janë të ulëta, temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27. C.
“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000. Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017.
Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive”, thuhet në postim./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...