Eh Bilfingeri: Mega-skandalet e kompanisë së preferuar nga Kurti, ryshfet miliona dollarësh në Nigeri e Brazil
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 24 January 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shumë herë e ka përmendur kompaninë gjermane “Bilfinger”, e cila parashihej të rivitalizonte termocentralin “Kosova A”.
Për këtë, ai e ka akuzuar LDK-në se gjatë kohës kur Isa Mustafa ishte kryeministër, e kishin refuzuar një projekt të tillë. Por, disa vite më parë, po e njëjta kompani u detyrua t’i paguajë plot 32 milionë dollarë, pasi kishte dhënë ryshfet te disa zyrtarë nigerianë, për të marrë kontrata për një projekt gazi në vendin afrikan.
Bilfinger dyshohej, po ashtu, se u ka paguar zyrtarëve të FIFA-s dhe politikanëve lokalë në Brazil më shumë se 20 milionë euro ryshfet për të siguruar realizimin e një projekti të madh ndërtimor.
Lëvizja Vetëvendosje për vite e ka përkrahur idenë e investimit të kompanisë gjermane “Bilfinger” në termocentralin Kosova A, transmeton Demokracia.com.
Të njëjtën, disa vite pas, zyrtarët e LVV-së po e përmendin ende, madje edhe vetë kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit, ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës akuzoi deputetët e LDK-së se gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, kishin refuzuar projektin “e mirë” të Bilfingerit gjerman.
Por, një gjë të tillë Kurti e përmendi edhe sot. Madje, ai në mënyrën dëshirore u shpreh sikur të ishte pranuar investimi i kësaj kompanie, duke lënë të kuptohet se në këtë rast, nuk do të kishte probleme me termocentralet në Kosovë.
“Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila”, ka thënë ai.
Por, kompania “Bilfinger” nuk është aspak ashtu siç po e paraqet Kurti.
Kjo kompani, gjatë vitit 2013 u detyrua t’i paguajë 32 milionë dollarë si pasojë e akuzave penale të SHBA-së se ka korruptuar zyrtarët nigerianë për të marrë kontrata për një projekt gazi në vendin afrikan.
Madje, lajmi për këtë ishte bërë i ditur edhe nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, transmeton Demokracia.com.
Prokurorët e akuzuan kompaninë “Bilfinger” se ka dhënë më shumë se 6 milionë dollarë ryshfet, në kundërshtim me Aktin e Praktikave Korruptive të Jashtme të SHBA-së.
Bilfinger punoi me të tjerët për të rritur çmimin e një oferte me 3 për qind për ta mbuluar koston e pagesave.
Gjatë asaj kohe, shefi ekzekutiv i “Bilfinger”, Roland Koch, kishte thënë se kompania ishte e kënaqur t’i lërë pas ngjarjet.
“Në vitet e fundit, Bilfinger ka zgjeruar vazhdimisht instrumentet e pajtueshmërisë dhe sot ka një sistem modern dhe efikas”, tha Koch në një deklaratë.
Por, ky nuk është skandali i vetëm i kompanisë së preferuar nga Kurti. Gazetat gjermane kishin njoftuar se Bilfinger dyshohet të jetë e përzier edhe në një skandal korrupsioni në Brazil.
Kjo kompani thuhej se u ka paguar zyrtarëve të FIFA-s dhe politikanëve lokalë në Brazil më shumë se 20 milionë euro ryshfet për të siguruar realizimin e një projekti të madh ndërtimor.
Sa i përket ofertës së kësaj kompanie për Kosovën, vendi parashihej që t’i jepte plot 800 milionë euro për rindërtimin e Kosovës A. Ndërsa, Qeveria e Kosovës, e drejtuar atë kohë nga Isa Mustafa duhej t’i siguronte vetë 300 milionë euro./Demokracia.com
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...